Së shpejti do të bëhet prezantimi zyrtar i lojtarit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndërsa portugezi ka thënë se pas marrjes së të gjitha trofeve me Manchester Unitedin, ai kërkoi një sfidë të re, dhe kjo ishte të bëhej lojtar i Los Blancos dhe pastaj të bëhet lojtari më i mirë në historinë e Mbretërve.
“Qëllimi im është që të bëhem njëri nga lojtarët më të mirë të klubit... ose më i miri”.
“Kur u arrit marrëveshja ndjehesha i lehtësuar. Tani mund të them se e kam realizuar ëndrrën time”.
“Florentino Perez ka bërë revolucion në botën e futbollit, mirëpo unë do ta dëshmoj se vlej aq sa më ka paguar. E hëna do të jetë dita më e madhe në jetën time”, është cituar Ronaldo nga “Marca”.