Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka shprehur dëshirën për të mbetur te Topçinjtë, mirëpo nuk e ka refuzuar as mundësinë e largimit nga Emirates.
“Kam thënë gjithmonë se ndjehem mirë këtu dhe jam lodhur duke e përsëritur të njëjtën gjë. Kjo skuadër ka një të ardhme të ndritshme dhe ne secilin sezon po përparojmë”.
“Wenger është njeriu i cili i merr vendimet në skuadër dhe nëse ai më thotë se unë nuk bëj pjesë më në planet e skuadrës, atëherë do të kërkoj një skuadër tjetër”.
“Un kam kontratë me Arsenalin dhe dëshiroj të fitoj trofe këtu. Ndërsa në të ardhmen nuk i dihet”, ka thënë sulmuesi nga Togo për gazetën spanjolle “Marca”.