Doni
Numri i postimeve : 28 Points : 102 Join date : 25/05/2009
| Titulli: Guardiola: Do ta sulmojmë Manchesterin Wed May 27, 2009 4:28 am | |
| Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij do ta sulmojë kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në finalen e Romës dhe planifikon ta ngrejë trofeun në fund të ndeshjes. “Do të përpiqemi ta fitojmë kampionin aktual. Erdhëm në romë për t’u argëtuar, këtu jemi për t’i treguar botës se jemi në gjendje ta ngrejmë trofeun. Do të luajmë si zakonisht dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë guardiola. “Do ta sulmojmë kundërshtarin dhe do të përpiqemi t’i shkaktojmë sa më shumë probleme me United. Dëgjova se Manchesteri nuk dëshiron të luajë me kundërsulme, dhe besoj në këtë, pasi është një klub që gjithmonë fiton me futboll ofensiv”, ka shtuar spanjolli. | |
|