Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumAlb-DreamGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Misvaku - ilaç preventiv për dhëmbë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
XhIdO
Admin
XhIdO


Numri i postimeve : 52
Points : 144
Join date : 25/05/2009
Age : 32
Location : N'mars

Misvaku - ilaç preventiv për dhëmbë Empty
MesazhTitulli: Misvaku - ilaç preventiv për dhëmbë   Misvaku - ilaç preventiv për dhëmbë Icon_minitimeSat Jul 11, 2009 5:58 pm

Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s..

Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe "judlik", që bukvalisht mund të përkthehet në kuptimin "masazh" (që d.m.th. masazhi i brendisë së gojës).

Lloji më i mirë i misvakut është druri "arak" (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) me aromë natyrale të freskët.

Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.

Sikur brusha për dhëmbë, misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thehet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibil. Palca e misvakut formësohet në formë të përshtatshme duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve, njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.

Pejgamberi s.a.v.s. para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t'i pastruar dhëmbët dhe gojës duke i dhënë aromë të këndshme.

Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak."
Ngecjet e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë mjedis ideal për zhvillimin e miliona baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje qelbuese të mishit të dhëmbëve dhe cistë. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.

Bakteret gjithashtu prodhojnë enzime të dëmshme që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar karies. Në raste serioze, bakteret krijojnë gazra që shkaktojnë kundërmim nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku posedon minerale natyrore që mbysin mikrobet dhe mënjanojnë pllakëzat.

Pejgamberi s.a.v.s. e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.

Ebu Musa el-Esh'ariu r.a. ka thënë: "E kam vizituar Pejgamberin s.a.v.s. ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës."


Përbërësit kimik të misvakut

Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:

1. Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakderdhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegës, ngase në të është gjetur substanca e ngjashme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteret.

2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asociacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.

3. Vajra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.

4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.

5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteret, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e baktereve në gojë.

Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit. Nëse nuk ka alternativë, mjafton pështyma për ta lagur drurin. Misvaku gjithashtu përmban kemikale që shtojnë sasinë e pështymës në gojë e cila ofron mbrojtje natyrale dhe pastrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misvaku - ilaç preventiv për dhëmbë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Jasht Teme :: Kuriozitete-
Kërce tek: