Barcelona dhe Valencia janë marrë vesh – David Villa do të kalojë në Nou Kamp, ka
deklaruar faqja e njohur e futbollit, Goal.com. Ndërkohë, pritet edhe konfirmimi
zyrtar për transferimin e sulmuesit të shumë kërkuar.
Presidenti i të parit të Evropës dhe të Spanjës, Joan Laporta ka pranuar se ekipit
të Valencia i është ofruar një shumë më e madhe se 40 milionë euro, për ta marrë
sulmuesin 27 vjeçar. “Villa për ne është shumë interesant. I kemi ofruar klubit
mjaft para për të, pak a shumë rreth 40 milionë euro, mirëpo gjithsesi më pak se 50
milionë” ka thënë Laporta, në emisionin sportiv 59 sekonda.
Siç bëhet e ditur, skuadra nga stadiumi Mestalla e ka pranuar ofertën për shkak të
krizës financiare që e ka kapluar atë.
Tani, trajneri i Barcelonës, Pepe Guardiola, nuk do të ketë probleme edhe kur Samuel
Eto ta braktis klubin.