Mediat italiane shkruajnë se Zlatan Ibrahimovic do të jetë edhe në sezonin tjetër pjesë e Interit dhe do ta mbajë fanellën me numër 10.
Nerazurët sot rikthehen në stërvitje për t’u përgatitur për sezonin e ri. Edhe krahas shumë spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit suedez, Ibrahimovic ende është pjesë e Interit dhe do të udhëtojë me ekipin në turneun në SHBA.
Krahas kësaj, Sky Sport Italia shkruan se Ibra në sezonin e ardhshëm do ta mbajë numrin 10, që në të kaluarën e kishin mbajtur edhe legjendat si Ronaldo dhe Roberto Baggio.
10-shja në sezonet e fundit i takoi Adrianos, por që kur braziliani u largua nga Giuseppe Meazza në muajin prill, ky numër është i lirë dhe tash do t’i takojë Ibrahimovic.
Numri 8, të cilin deri tash e ka mbatur Ibrahimovic, me siguri se do t’i takojë përforcimit të ri Thiago Motta.