Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumAlb-DreamGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Deco i vendosur të rikthejë formën me Chelsean

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 44
Points : 146
Join date : 25/05/2009

Deco i vendosur të rikthejë formën me Chelsean Empty
MesazhTitulli: Deco i vendosur të rikthejë formën me Chelsean   Deco i vendosur të rikthejë formën me Chelsean Icon_minitimeFri Jul 24, 2009 2:00 am

Deco i vendosur të rikthejë formën me Chelsean Deco2507SDM_468x372
Përfaqësuesi i kombëtares së Portugalisë, Deco, është zotuar se do të qëndrojë në Chelsea dhe do të kërkojë formën e tij më të mirë.
Mesfushori 31-vjeçar pati një sezon të parë të vështirë në Premier League për shkak të lëndimit dhe mosangazhimit, pavarësisht se filloi shumë mirë sezonin. Ai shprehu dëshirë të largohet nga Londra këtë verë, por pas dështimit të gjejë një klub të ri të përshtatshëm, portugezi është i gatshëm të shpalosë kapacitetin e tij edhe me blutë.

“Ishte një vendim i qëlluar të vij në Chelsea. Jam i lumtur këtu. Klubi është i mirë, atmosfera rreth është e mirë. Më pëlqen të jem këtu. Vetëm duhet të luaj dhe të jem në formë. Të luaj dhe të jap më të mirën nga vetja për Chelsean”, ka thënë Deco.

“Sezoni i fundit ishte më ndryshe për mua. Kisha shumë lëndime dhe nuk më pëlqeu aspak. Nuk ishin vetëm lëndimet, por kur keni katër lëndime në të njëjtin vit, është vështirë”.

“Shëroheni dhe riktheheni në formë dhe menjëherë më pas vjen një lëndim tjetër. Është shumë vështirë. Nuk më pëlqen të bëj arsyetime, por shpresoj të punoj shumë dhe të filloj sezonin duke luajtur mirë”, ka shtuar ish-lojtari i Barcelonës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumishqiptar.forumsq.net
 
Deco i vendosur të rikthejë formën me Chelsean
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Beckham: Nuk do të luaj për Chelsean

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bota e Sportit :: Sport-
Kërce tek: